Secondary Adv

Devijohet qarkullimi ne aksin Elbasan-Qafe-Thane, ARRSH publikon harten

Qarkullimi i makinave në aksin Elbasan-Qafë Thanë do të devijohet ditën e sotme për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin e rrugës.

 

Në një postim në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

 

“Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës "Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës.

 

Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje”, njofton ARRSH.

 

ARRSH-ja njofton se menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. “Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

 

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim”./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat